Screenshot
Lokale - eSIMy

Të paktën tre personave të moshave 17-18-vjeçare kanë pësuar lëndime kur janë goditur nga një automjet BMW sot në Vranjevc të Prishtinës.

Gjuajtjet me armë kanë ndodhur mes dy grupeve me të kaluar kriminale e që mosha e tyre është mes 17 dhe 18-vjeçare.

Nga Policia kanë thënë se ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai tha se bazuar në të dhënat fillestare, nga ky rast janë të lënduar 3 persona, por jo nga arma e zjarrit.

Pllana tha se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

KLIKO KËTU PËR VIDEO