Lokale - eSIMy

Pasditen e sotme, një person u gjet i pajetë në një veturë në lagjen Veternik të Prishtinës.

Burime të mediave bëjnë të ditur se viktima ishte pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Vdekja e personit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Lajmi u bë i ditur edhe nga Policia e Prishtinës, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Enis Pllana.

I ndjeri është Hekuran Hoxha.