Screenshot
Lokale - eSIMy

Pasditen e sotme, një person u gjet i pajetë në një veturë në lagjen Veternik të Prishtinës.

Burime të mediave bëjnë të ditur se viktima ishte pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Vdekja e personit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Lajmi u bë i ditur edhe nga Policia e Prishtinës, për Kanal 10 e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Enis Pllana.

Kanal 10 është në pritje të përgjigjjes së radhës nga Policia për konfirmimin e identifikimit të viktimes, si ish kandidat për deputet.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar një informacion se një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Veternik. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Pllana për Kanal 10.

Policia së bashku me prokurorin e shtetit, kanë filluar hetimet mbi vdekjen e viktimës dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminimet që do të ndihmojnë sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.