Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar sot një lajm të mirë për qytetarët, bashkatdhetarët dhe shtetin.
Ai ka shpërndarë njoftimin se Asambleja Kombëtare e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga ministrja Donika Gërvalla, e cila theksoi se ky vendim përbën një përfitim të rëndësishëm për qytetarët dhe mërgatën në Slloveni.






