Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka nisur t’i prezantojë prurjet e reja në parti, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale që u caktuan të mbahen më 28 dhjetor.
Pasi kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, prezantoi një gazetar aderimin më të ri, burime të Periskopit kanë mësuar se partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova, do t’i bashkohet edhe këngëtarja Adelina Thaçi.
Adelina Thaçi është bashkëshortja e Bardhyl Metës, që ka qenë deputet i LDK-së.







