Lokale - eSIMy

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj para nisjes së seancës të orës 14:00, deklaroi se zhvillimet e sotme kanë qenë tallje për vendin.

Limaj para mediave theksoi se duhet që së pari të zgjidhet qeveria e pastaj të formohen komisionet e votimi i buxhetit.

“Kjo çfarë ka ndodh sot, nuk është dashur t’i ndodh demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Kjo është një tallje, mënyra se qysh tentohet të përmbyset krejt ajo traditë e mirë e ndërtuar në Kosovë. Nuk ka seancë paradite për komisione e buxhet, e pasdite me zgjedh qeveri. Rregullat ndryshe janë: zgjidhet qeveria, pastaj shkohet me komisione e buxhet”, theksoi Limaj.

Limaj theksoi se veprimet e sotme nuk kanë për qëllim adresimin e nevojave të vendit, por synime të pastërta elektorale.

“Kjo tregon se ne jemi në një lojë, thjeshtë. Lojë, e cila kalkulisht ka qëllim elektoral, nuk e ka aspak shqetësimin e nevojave dhe kërkesave që ka Kosova,” tha lideri i Nismës.