Lokale - eSIMy

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar të martën në Graçanicë, ku një grua 75-vjeçare ka denoncuar djalin e saj, M.R., rreth 37-vjeçar, për dhunë, shkatërrim të sendeve dhe kërcënim me mjete të rrezikshme.

Sipas burimeve të besueshme, viktima D.R. ka deklaruar se rreth orës 14:30 i dyshuari është bërë agresiv brenda shtëpisë, ka filluar të demolonte sendet, duke thyer telefonin e saj dhe kavanoza të ndryshëm, e më pas e ka kërcënuar me thikë dhe mjete të forta duke i thënë se “do t’i vriste të gjithë”.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në lokacion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion. Pas intervistimit të palëve, prokurori kujdestar për dhunë në familje ka lëshuar vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe i dyshuari është transferuar në Qendrën e Ndalimit.