I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, Astrit Isufi është arrestuar.
Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës.
Zëdhënësi Lumni Graishta, ka thënë për Front Online, se i dyshuari për vrasjen e dyshfishtë në Malishevë është i plagosur dhe po trajtohet në QKUK.
‘’Po. Sot rreth orë 06:30 është arrestuar në fshatin Plloqicë. I dyshuari është i plagosur dhe pas ndihmës së parë në QKMF Malishevë i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Dyshohet se është plagosur gjatë përleshjes me viktimat”, tha ai për Front Online.






