Lokale - eSIMy

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizuar familjen e Hashim Thacit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, në pesë vjetorin e arrestimit të tyre.

Krasniqi ka thënë se vizitoi familjet e tyre për të shprehur solidaritetin me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që tyre.

“Në pesëvjetorin e shkuarjes në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit, vizituam familjet e tyre për të shprehur solidaritetin tonë të plotë me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që u mungojnë prej një kohe të gjatë”, ka shkruar Krasniqi.