Lokale - eSIMy

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, u ka bërë thirrje partive parlamentare opozitare të mbajnë një takim urgjent për të harmonizuar qëndrimet rreth formimit të një Qeverie të Pakicës të udhëhequr nga Glauk Konjufca, me mandat deri në prill 2025.

Kryeziu propozon që partitë të dakordohen për një dokument të përbashkët me kushte për mbështetje, që përfshijnë: miratimin e buxhetit dhe planit të BE-së për Ballkanin, reformën për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, reduktimin e ministrive në 12, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve në mars.

Ai thekson se në mungesë të këtij kompromisi, Presidentja duhet të shpallë menjëherë zgjedhje të reja.