Lokale - eSIMy

Pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mandatuar kandidatin e saj për kryeministër, Glauk Konjufca, ky i fundit është deklaruar lidhur me hapat e ardhshëm institucionalë dhe situatën politike në vend.

“Unë pranova, dhe e tëra që mbetet është të shohim veprimin e presidentes,” tha Konjufca, duke theksuar se nëse procesi nuk zgjidhet me konsensus institucional, Kosova mund të përballet me pesë palë zgjedhje.

Ai shtoi se kostoja e mundshme e zgjedhjeve do të ishte rreth 40 milionë euro, dhe se shmangia e tyre është në interes publik të shtetit të Kosovës.