Lokale - eSIMy

Mandatari i dytë për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjucfa ka kërkuar nga opozita të bëjë kompromis dhe të votojnë qeverinë e re.

“Lëvizja e Vetëvendosje e beri kompromis e saj. Po e propozon qeverinë që nuk e ka për kryeministër Albin Kurtin. Tash e ka radhën opozita për kompromis e vet. Ua zgjasim dorën e bashkëpunimit. Dhe shpresojmë që ta gjejmë gjuhën e përbashkët i ftoj me sinqeritet paritë opozitare. Partitë tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje”, tha ai në mbledhjen e Vetëvendosjes.