Lokale - eSIMy

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër përpjekjet për krijimin e qeverisë pa shumicë parlamentare, duke i quajtur “lojëra pa dinjitet politik”.

Në një reagim e tij, Abdixhiku theksoi se Republika nuk mund të përdoret si material për “llogaritje elektorale të vogla” dhe se interesat e shtetit duhet të jenë mbi çdo interesi partiak.

Ai u bëri thirrje liderëve të partive dhe Presidentes së Republikës të jenë të sinqertë me qytetarët dhe të pranojnë realitetin politik.

“Dua të besoj se Presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë paralamentare. Ky vullnet i është deponuar Presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë. Dua të besoj, se Presidentja do të deklarojë gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik“, shkruan Abdixhiku.