Ish-kandidati për Kuvend Komunal në Podujevë, Burim Januzi, ka dhënë shembull duke bërë një reagim pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ.
Anise ai nuk arriti të jetë pjesë e Kuvendit Komunal, i ka uruar të gjithë asambleistët e ri të Podujevës.
Madje, për ta Januzi e ka edhe një porosi.
Shkrimi i plotë:
Të gjithë asambleistëve që do të përfaqësojnë qytetarët e Podujevës, ju uroj shëndet dhe shumë suksese në çdo hap që do të hidhni.
Kjo nuk është vetëm një detyrë, është besim dhe përgjegjësi — çdo vendim juaj prek jetën e të gjihtë qytetarëve të Llapit.
Veproni me ndershmëri, me zemër dhe me dashuri për të gjithë njerëzit, pa dallime partiake.
Podujeva e meriton një përfaqësim që ndërton, që bashkon dhe që frymëzon.
Shërbeni për të mirën e përbashkët, dhe jo për lavdinë personale — sepse vetëm kështu qyteti ynë do të ecë përpara me dinjitet dhe shpresë.







