Vëllau i Gani Gecit, Fadili do të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur Gani Geci, i cili ka thënë se Fadili ka qenë gjithmonë simbol i qëndresës dhe asnjëherë nuk ua ka lëshuar rrugën kriminelëve.
”Politika është arti i së mundshmes.Shahu është loja e njerëzve të mençur. Vëllai ynë, Fadil Geci, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, parti për të cilën kemi derdhur edhe gjak.” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Politika është arti i së mundshmes.
Shahu është loja e njerëzve të mençur.
Vëllai ynë, Fadil Geci, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, parti për të cilën kemi derdhur edhe gjak.
Ata që qëndrojnë janë gjithmonë më të fortë se ata që ikin e hyjnë në “tubë”.
Vëllai im, Fadili, ka qenë gjithmonë simbol i qëndresës kurrë, ama kurrë, nuk ua ka lëshuar rrugën kriminelve e hajnave . Ai gjithmonë u ka dalë ne ballë sfidave, politike fillimisht kundër Serbisë, e më pas hajdutëve të Hashim Thaçit dhe strukturave të SHIK-ut.
Të jesh qëndrestar është e vështirë; të ikësh e të fshihesh është e lehtë.
Ne kemi qëndruar dhe kemi dalë ballë kriminelëve dhe komunistëve.
Ftoj të gjithë shokët dhe miqtë tanë ta mbështesin përfaqësuesin e familjes Geci vëllain tonë, Fadil Gecin, i cili ně zgjedhjet e ardhshne do te jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.







