Screenshot
Lokale - eSIMy

Një zjarr i madh ka përfshirë restorantin në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në Obiliq.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se flakët janë shpërndarë me shpejtësi të madhe në objekt.

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku shihen objekti i dëmtuar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet e sigurisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Kujtojmë se deputeti Halil Thaçi është kandidat për kryetar të Obiliqit, ku në balotazh do të përballet me kryetarin aktual nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashin.