Lokale - eSIMy

Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gadime e Ulët – Lipjan.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se Policia ka arrestuar Xh.T., rreth 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas kallëzimit të viktimës, e njëjta ka deklaruar se derisa ishte duke fjetur, i dyshuari i ka vendosur shputën e këmbës në fyt dhe e ka lagur me ujë, duke e sulmuar pa asnjë arsye.

Pas njoftimit, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima është shoqëruar për deklaratë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është inicuar rasti “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po zhvillohen në procedurë të rregullt.