Një rrahje dhe të shtëna armësh kanë ndodhur pasditen e së martës në Podujevë.
Lidhur me rastin tre të dyshuar janë shoqëruar në Polici dhe një dëshmitar.
Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e cila tha se një person është lënduar me shkop dhe ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
 
                 
		
 





