Një koalicion paszgjedhor është arritur sot në Vushtrri mes kandidatit të LDK dhe atij të Vetëvendosjes.
Pak minuta më vonë, u publikuan edhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku i pranishëm qe edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Kurse pas këtij nënshkrimi Albin Kurti u deklarua para qytetarëve të pranishëm.
Kurti tha se kjo marrëveshje e arritur sot është për të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë.
“Le të punojmë çdo orë që këtë marrëveshje të bashkëqeverisjes që bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli e me qytetarët që do të bëjnë punë të mira për qytetarët pa dallim të cilët i dojmë shumë, e na duan bashkë këtu”.deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.






