Një aksident mes një veture dhe motoçiklisti ka ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë – Prishtinë.
Një person ka mbetur i lënduar rëndë nga përplasja nga vetura, saktësisht në fshatin Besi.
Llapi Info merr vesh se bëhet fjalë për të riun L.R. (emër i njohur për redaksinë), nga fshati Barilevë.
Ai është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aksidenti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Llapi Info ju sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.