Lokale - eSIMy

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar dje në fshatin Gllamnik – Podujevë, ku një grua është sulmuar nga djali i saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ka deklaruar para policisë se është sulmuar me duar dhe shqelma nga djali i saj, përdorues i substancave narkotike. Konflikti kishte shpërthyer pasi i dyshuari i kishte kërkuar para dhe, në shenjë revolte, e kishte goditur nënën e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe pas procedurave policore është intervistuar në prani të zyrtarëve përkatës. Me urdhër të prokurores kujdestare, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ashtu siç ka refuzuar edhe urdhrin mbrojtës dhe strehimoren.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.