Llapi Info raportoi mbrëmë për aksidentin në rrugën “Skenderbeu”, në Podujevë, ku mbet i vdekur një person dhe u lënduan katër të tjerë.
Policia ka konfirmuar se viktima është i nacionalitetit të huaj – boshnjak – shtetas i Serbisë.
7 vetura që ishin të parkuara u goditën nga kamioni, ku si pasojë u lënduan katër persona.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, është thënë në raportin 24- orësh të Policisë.






