Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, është organizuar një turne në futboll të vogël, ku morën pjesë katër institucione të sigurisë: Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Fitues i këtij turneu u shpall ekipi i FSK-së, i cili në finale arriti të mposht Policinë e Kosovës, duke dëshmuar se është më e fortë jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në sport.
Lojtari më i mirë i turneut u shpall Albin Syla nga FSK, ndërsa çmimi për portierin më të mirë shkoi për Ferit Imerin, po ashtu nga FSK.
Ekipi i FSK-së, i udhëhequr nga sportistët e njohur Afrim Nebihu dhe Hysni Gjinovci, po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme edhe në garat sportive ndërinstitucionale.