Lokale - eSIMy

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kafen e mëngjesit sot e piu me shefin e Shërbimit Mjekësor Shtëpiak në Podujevë, Dr. Istref Plakolli.

Atë e falenderoi për menaxhimin e këtij shërbimi.

Siç thotë Bulliqi nga Plakolli u njoftua se vetëm falë shërbimeve të ofruara, qytetarëve të Llapit u kursehen mesatarisht rreth 800 mijë euro në vit.

Shkrimi i plotë:

Kafen e mëngjesit e pimë sot me shefin e Shërbimit Mjekësor Shtëpiak në Podujevë, Dr. Istref Plakolli, të cilin e falënderova për menaxhimin e shkëlqyer të këtij shërbimi që u del në ndihmë qytetarëve tanë në nevojë.

Nga Dr. Istrefi u informova se vetëm falë shërbimeve të ofruara, qytetarëve të Llapit u kursehen mesatarisht rreth 800 mijë euro në vit, duke llogaritur kostot e vizitave dhe trajtimeve mjekësore që kryhen në shtëpitë e pacientëve.

E përgëzova për punën e madhe dhe e falënderova për përkushtimin e tij dhe të ekipit që e drejton.