Lokale - eSIMy

Kandidati i LDK’së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka prezantuar kandidaturën e Valdet Restelicës për Kuvend Komunal.

I diplomuar në në Fakultetin Filologjik, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe i licencuar si trajner nga UEFA, Restelica mban numrin 11 në listën e LDK’së.

Shkrimi i plotë:

Është nder të prezantoj kandidatin tonë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit, mësimdhënësin Valdet Restelica.

Përveçse i diplomuar në Fakultetin Filologjik, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Valdeti është edhe trajner i licencuar i UEFA-së.

Me eksperiencë në fushën e arsimit dhe sportit, Valdeti mund dhe do të jap më shumë për qytetarët llapjanë.

Bashkë me Valdetin për Podujevën!