Kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vazhduar me shpalosjen e listës zgjedhore për Kuvend Komunal.
Ai ka shpalosur kandidaturën me numër 9 në listën e LDK’së, Alisa Jetullahu.
Hyseni thotë se Me përgatitjen, energjinë dhe përkushtimin saj, Alisa t’i kontribuojë edhe Podujevës dhe qytetarëve të saj, si asambleiste e Kuvendit Komunal të Podujevës pas 12 tetorit.
Shkrimi i plotë:
Alisa Jetullahu, e diplomuar në drejtimin “International Business” nga SRH Heidelberg, Gjermani, aktualisht duke ndjekur studimet në Artificial Intelligence for Business në EU Business School Online është pjesë e Listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale në Podujevë, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Alisa, ka përvojë profesionale në menaxhimin e biznesit privat, ku është dëshmuar për angazhimin dhe përkushtimin e saj.
Ajo për kohë të gjatë është angazhuar edhe në aktivitete vullnetare në organizata bamirësie.
Me përgatitjen, energjinë dhe përkushtimin saj, Alisa jo vetëm se i kontribuon Listës sonë sot, por do t’i kontribuojë edhe Podujevës dhe qytetarëve të saj nesër.
Bashkë me Alisën për Podujevën!







