Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë një kombi-bus me rimorkio dhe një veturë. Dy personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.






