Një 31-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një trung druri në rajonin e Gollakut pasditen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, bëri të ditur Pllana.
Policia ka njoftuar se njësitet hetimore dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.






