Avni Fetahu ka zyrtarizuar kandidaturën për Kuvend Komunal në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai bart numrin 5 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Fetahu thotë se në Podujevë janë kryer punë të mira dhe i fton llapjanët që ta votojnë Shpejtim Bulliqin edhe për mandatin e ardhshëm në krye të Podujevës.
Shkrimi i plotë:
Prof. Dr. Shpejtim Bulliqi 1️⃣ ✅
Prof. Msc. Avni Fetahu 5️⃣ ✅
Të nderuar qytetarë duke qenë mirënjohës për përkrahjen e juaj të vazhdueshme kërkojmë mbështetjen e juaj për Prof. Dr. Shpejtim Bulliqin një Kryetar punëtor e energjik i cili i ka sjell projekte të mëdha Llapit me Lëvizja VETËVENDOSJE!
Po ashtu kërkoj mbështetjen tuaj edhe për mua si kandidat për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë me numrin 5️⃣✅
Së bashku kemi arritur shumë punë të mira, veçanërisht në fushën e Arsimit, ku punët e mira kanë sjellë ndryshime të prekshme. Me të njëjtin vullnet e përkushtim, duam të vazhdojmë këtë rrugë të përbashkët.
Ju ftojmë të na përkrahni edhe këtë herë, që të realizojmë edhe shumë projekte e iniciativa që përmirësojnë jetën tonë të përditshme dhe na bëjnë të ndihemi krenarë me vendin tonë.
Bashkë vazhdojmë me punë të mira!







