Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë–Podujevë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pesë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet ende për gjendjen e tyre shëndetësore.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazeta Sinjalin.

Sipas burimeve që i kemi, aksidenti ka ndodhur në fshatin Lupç, për detajet tjera do të ju mbajmë të informuar.