Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se thelbi i problemit qëndron te Vetëvendosje, e cila sipas tij nuk ka numra të mjaftueshëm dhe refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera.

Ai tutje tha se LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, dhe sipas tij, “nuk mund të mbështes kandidatë që s’ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike në këtë drejtim”.

“Është e qartë se thelbi problemi ka qenë tek shumica parlamentare, përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Siç u pa, përveç që kishim humbur 48 seanca rresht për shkak të shkeljes kushtetuese, tani të konfirmuar dy herë. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra, nuk ka numra, partia që ka dalë e para në këto zgjedhje refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera. Rrjedhimisht, bën bllokada institucionale. Qëndrimet e LDK-së nga dita e parë deri më sot edhe deri në ditën tjetër, do të mbesin të njëjta e të pandryshueshme. LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje. Si e tillë nuk mund të mbështes kandidatë që s’ka marrëveshje politike dhe nuk dëshiron që të ketë marrëveshje politike në këtë drejtim”, tha ai.