Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar familjen Statovci në Batllavë, e cila ka nisur kultivimin e çajit melisa.
Mbjellja e 80 arit të këtij çaji ka kontribuar në zhvillimin e kultivimit të bimëve mjekësore në komunën tonë.
Shkrimi i plotë:
Sot vizitova familjen Statovci në Batllavë, të cilët me përkushtim merren me bujqësi. Ata kanë të mbjellura rreth 80 ari me çaj melisa, duke kontribuar kështu në zhvillimin e kultivimit të bimëve mjekësore në komunën tonë.
Gjatë vizitës u njoha nga afër me punën e tyre dhe sfidat me të cilat përballen. Mbështetja për fermerët mbetet prioriteti ynë!







