Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot është dorëzuar lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Ai e ka quajtur këtë një “listë të fitores së përbashkët”, e cila, sipas tij, përfaqëson denjësisht qytetarët e Podujevës.
Në listë përfshihen profesionistë nga fusha të ndryshme, gra e burra që mbrojnë interesin publik, si dhe të rinj e të reja me energji e ide vizionare. Bulliqi theksoi se me këtë listë synojnë të vazhdojnë projektet e nisura dhe të realizojnë vizionin për një Podujevë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.