Lokale - eSIMy

Ka filluar prezantimi i kandidatëve nga radhët e partive politike për zgjedhjet e 12 tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 3 do të jetë në garë me Blerta Berishën.

Kjo u bë e ditur në njoftim nga vet ajo.

Shkrimi i plotë:

Kjo është kandidatja e LDK’së me numër 3 në garën e 12 tetorit

Të dashur qytetarë, miq, familjarë dhe gjithë ju që më njihni.

Me nder dhe përgjegjësi të madhe, ju njoftoj se kam vendosur të garoj për Zgjedhjet Lokale të 12 Tetorit.

Nderin që ma ka dhënë LDK në Podujevë, për të qenë numri 3 në listë, e kam pranuar si zotim për të punuar me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë.

Jam e bindur se së bashku me Dr.Ekrem Hysenin- Kryetar dhe ekipin fitues të LDK-së do ta bëjmë komunën tonë më të zhvilluar, dhe më afër qytetarëve.

Faleminderit për mbështetjen tuaj!✌️✌️

Numri 3 në listë, dhe 3 shkronjat që më përfaqësojnë – LDK.