Një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar me të shtëna në Podujevë.
Një person ka shtënë me armë nga vetura e tij.
Në vendngjarje, policia gjeti një gëzhojë që dyshohet t’i përkasë një arme me gas.
I dyshuari u gjet më vonë në shtëpinë e tij dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.