Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Sinjali mëson se i vdekur tanimë ka mbetur edhe personi i tretë.

Sinjali poashtu ka siguruar identitetin e dy personave të tjerë që humbën jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot rreth orës 12:32, në “Cafiteria 2000” në Gjilan, ku u përdor armë zjarri.

Viktimat janë: •  Selami Hasani rreth 67-vjeçar   • Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar.

Në këtë incident mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë: Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar – ky i fundit është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas burimeve të Sinjalit, për këtë rast janë shpallur në kërkim Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, të cilët dyshohen për përfshirje në krim.

Policia është në ndjekje intensive të tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.