Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në një restorant në Podujevë.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Rreth identitetit të tij nuk bëhet e ditur.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë, ku në prezencën e avokatit mbrojtës ka pranuar veprën penale.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar procedurë penale për veprat:   “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe   “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.