Screenshot
Lokale - eSIMy

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka gjetur raketahedhës krahu të llojit zolla, armë të prodhimit serb, gjatë një operacioni në Mitrovicën e Veriut.

Sveçla theksoi se sasia dhe niveli i armatimit të konfiskuar gjatë katër viteve të fundit dëshmon për përmasat e rrezikut, ndërsa akuzoi Serbinë për mbështetje të vazhdueshme ndaj grupeve kriminale në veri të vendit.

Sipas tij, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar nga këto veprime, por i ka stimuluar dhe furnizuar ato me qëllim të cenimit të integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai theksoi vendosmërinë e institucioneve për të çmontuar çdo strukturë kriminale në veri dhe për të rikthyer rendin, investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim.