Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë ka ndodh rreth orës 18:30, në Gllarevë të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, e cila ka njoftuar se lënduar nëntë persona.

“Një është në gjendje më të rëndë, sipas mjekut kujdestar”, ka thënë Fadil Gashi, nga Policia e Pejës.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa janë duke u hetuar shkaqet e këtij aksidenti.