Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në fshatin Deiq të Klinës, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar nga anëtarët e familjes së saj.
Burime tëSinjalit bëjnë me dije se më 19 korrik 2025, rreth orës 21:40, është raportuar një incident në familjen G., ku viktima D.F. rreth 37-vjeçare ka njoftuar Policinë duke deklaruar se është sulmuar fizikisht nga K.G. rreth 40-vjeçar dhe Z.U. rreth 32-vjeçare.
Sipas viktimës, pas një mosmarrëveshjeje verbale me vëllain dhe bashkëshorten e tij, të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka paraqitur edhe raport mjekësor. Ajo ka deklaruar gjithashtu se dhuna ndaj saj dhe prindërve është e vazhdueshme, si në formë fizike, ashtu edhe psikike.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar në Stacionin Policor në prani të avokatëve mbrojtës dhe kanë pranuar se kanë pasur konflikt fizik me viktimën. Z.U. ka pranuar gjithashtu se ka sulmuar fizikisht edhe një nga prindërit e bashkëshortit të saj.
Lidhur me rastin, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar: – Inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.
Rasti është në procedim dhe hetime të mëtejshme janë duke vazhduar.