Lokale - eSIMy

Gjermania ka lëshuar me 10 korrik një paralajmërim se ka gjetur viruse të hepatitit A në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia që ishin të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e virusit të hepatitit A.

Njoftimi i bë në faqen e internetit të Sistemit Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF).

Siç u tha, është një manaferrë e përzier e ngrirë dhe konsumimi i këtij produkti do të përbënte një rrezik serioz për shëndetin e njeriut, vëren faqja e internetit e RASFF.

Por ky nuk është i vetmi ushqim që Serbia importoi nëpër vende të ndryshme të botës. Në fillim të korrikut, Italia gjeti bakterin listeria në salmonin e tymosur nga Serbia.

Më parë, në fillim të qershorit, Belgjika lëshoi një paralajmërim se kishte gjetur formetanat në luleshtrydhet e ngrira nga Serbia.

Hepatiti A është inflamacion i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit.

Ky virusi përhapet kryesisht kur një person i painfektuar (dhe i pavaksinuar) konsumon ushqim ose ujë të ndotur me jashtëqitje të një personi të infektuar. Sëmundja është ngushtësisht e lidhur me ujë ose ushqim të pasigurt, kushte të pamjaftueshme sanitare dhe higjienë të dobët personale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndryshe nga hepatiti B dhe C, hepatiti A nuk shkakton sëmundje kronike të mëlçisë, por mund të shkaktojë simptoma nga të lehta deri në të rënda dhe rrallëherë hepatit fulminant (dështim akut i mëlçisë), i cili shpesh është fatal.