Një lajm i mirë është regjistruar sot në Podujevë.
I riu (emër i njohur për redaksinë) është gjetur pas 7 ditësh nga largimi nga shtëpia e tij.
Rasti ishte raportuar në Polici nga babai i tij.
Pas raportimit të rastit, autoritetet kishin filluar procedurat për shpalljen e tij të zhdukur, ndërsa më 10 korrik rreth orës 13:40, ankuesi ka lajmëruar Policinë se e kishte gjetur djalin e tij në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me këtë zhvillim, është njoftuar Prokuroria, e cila ka urdhëruar që rasti të procedohet me raport të veçantë.