Benjamin Hasani, i riu nga Podujeva, ndërroi jetë sot në aksidentin e rëndë në Podujevë.
Llapi Info merr vesh se i ndjeri është 15 vjeç, i lindur në vitin 2010, nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që i mori në aksidentin e sotëm.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Përveç të riut, katër persona të tjerë u lënduan.
Lajmin për Llapi Info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.