Fillimisht u mendua se ishte 20 vjeç i riu që ndërroi jetë në aksidentin e sotëm në Sekiraçë të Podujevës.
Mirëpo, Llapi Info merr vesh se i ndjeri ishte 15 vjeç.
Viktima në këtë aksident është Bunjamin Hasani nga Podujeva.
Ai dyshohet se ishte në traktor kur u godit, duke e lënë pa ndjenja.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Përveç të riut, katër persona të tjerë u lënduan.
Lajmin për Llapi Info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.