Rreth orës 14:00 në Sekiraçë ka ndodhur një aksident i rëndë.
Një i ri ka vdekur dhe katër persona të tjerë u lënduan si pasojë e aksidentit mes një veture dhe traktorit.
Dëshmitarët i kanë thënë Llapi Info se vetura e ka goditur nga pas traktorin, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.
Viktima, një djalë i moshës së re (emër i njohur për redaksinë) dyshohet se ishte ulur anash ulëseve të traktorit.
Nga goditja, dyshohet se e përplasi në rrugë.
Për këtë rast detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, konfirmoi se përveç viktimës edhe katër persona u lënduan.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.
Shumë e dhimbshme; Një 20 vjeçar dyshohet se ka vdekur në aksidentin në Sekiraçë
Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një aksident mes veturës e traktorit në Podujevë