Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me deputetin Fitim Haziri, kanë pritur në takim ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi.
Ata folën për projektet që erdhën në Podujevë nga Qeveria, saktësisht nga ministria që udhëhiqet nga Krasniqi.
Bulliqi e ka falenderuar Krasniqin për mbështetjen që ia ka dhënë Komunës së Podujevës.
Shkrimi i plotë;
Sot bashkë me deputetin Fitim Haziri, pritëm në zyren time ministrin në detyrë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë takimit diskutuam për projektet e realizuara deri më tani në Komunën e Podujevës, bashkëpunimin institucional dhe planet për të ardhmen.
E falënderova ministrin Krasniqi për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.






