Lokale - eSIMy

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk bëjnë koalicion me PDK-në.

Kurti tha se PDK-ja nuk është reformuar sepse sipas tij ka katër apo pesë kryetarë.

Madje, ai involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.

Por, Kurti thotë se PDK-ja konsultohet akoma me ta. Rrjedhimisht thotë se nuk mund të ketë koalicion.

“PDK nuk e di a i ka 4 apo 5 kryetarë, por jam i sigurt që nuk i ka 3, 2 e as 1. PDK e di prej përvojës është një shoqëri aksionare me papërgjegjësi pakufizuara dhe aty nuk merresh vesh pse ke fol me një person”, tha ai në TËVË1

“Prandaj Enver Hoxhaj thotë diçka tjetër, prandaj e patë çfarë tha kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun, prindin e një deputetit të PDK-së. Janë dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, ka thënë Kurti.