Lokale - eSIMy

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “edhe kësaj here u pa se çfarë po bën Albin Kurti kundër komunitetit serb në Kosovë”, si dhe se “Serbia ka dërguar protestë edhe fuqive perëndimore për shkak të vendosjes së gurthemelit për dy ura të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut”, transmeton Paparaci.

“Sot pamë se kanë bërë gjithçka, vendosën gurthemelin për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb nga Mitrovica e Veriut për diçka të tillë, sepse kjo do të ishte poshtërim i popullit serb. Dhe kemi dërguar protesta edhe fuqive perëndimore”, ka thënë Vuçiqi për tabloidin e ngarkuar për propagandën e tij “Informer”.

Në kohën kur po shihet qartë se populli i tij është duke vepruar për përmbysjen e tij dhe regjimit të tij, ai ka thënë se “të gjithë ne duhet të punojmë së bashku dhe të bashkohemi plotësisht për të mbrojtur popullin dhe atdheun”.