CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 21 qershor 2025, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një punëtore e Western Union-it u bë viktimë e një sulmi të planifikuar.

Burimet e Sinjalit brenda hetuesisë bëjnë të ditur se pazari ditor në shumë prej 6.000 euro, i cili ndodhej në një çantë që viktima po e mbante sapo kishte dalë nga lokali, është grabitur nga një person i cili ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas sigurimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit arritën të identifikojnë të dyshuarin si G.G, i cili më 27 qershor 2025 është lokalizuar nga njësitë policore në parkun e Tokbahçes, ku edhe është arrestuar.

Në momentin e arrestimit, sipas burimeve të Gazetës Sinjali, të dyshuarit i janë gjetur edhe substanca narkotike, për çka ndaj tij rëndojnë dy vepra penale:“Vjedhje e rëndë” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.