Lokale - eSIMy

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:25 në fshatin Vitomiricë në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha përGazeta Blicse në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor” tha ai